Pyetje të bëra më shpesh

Anëtari-ja

Çka nëse, pas pagesës së depozitës, antari don ta anulojë rezervimin?

Anulimi i rezervimit është i pranueshëm. Ju mund ta bëni atë në çdo kohë, por, kini parasysh se, depozita prej 30% nuk do të rikthehet. Pra, para se të bëni pagesën e depozitës, mendoni pak më gjatë dhe, pastaj, vendosni.

Çka nëse, pas pranimit të pagesës së depozitës, biznesi don ta anulojë (flak) rezervimin?

Anulimi i rezervimit është i pranueshëm. Ju (biznesi) mund ta bëni atë në çdo kohë, por, kini parasysh se, depozita prej 30% duhet t’i kthehet rezervuesit (anëtarit) brenda 2 javësh, përmes transferimit bankar apo para në dorë. Tarifat proceduese bankare nuk merren parasysh.

Si do ta njoftojë anëtari biznesin për anulimin e rezervimit të tij?

Ju duhet ta përcillni procedurën e anulimi të rezervimit dhe i rezervuari (për shembull, këngëtari) duhet të telefonohet dhe njoftohet elektronikisht menjëherë. MyDasma, duhet të njoftohet, menjëherë, gjithashtu (+61 (0) 473732726; kontakti@mydasma.com).

Si do ta njoftonte biznesi anëtarin për anulimin e rezervimit?

Ju duhet ta përcillni procedurën e anulimi të rezervimit dhe rezervuesi (anëtari) duhet të telefonohet dhe njoftohet elektronikisht menjëherë. MyDasma, duhet të njoftohet, menjëherë, gjithashtu (+61 (0) 473732726; kontakti@mydasma.com).